Lajme NEWS

Koronavirusi sjell tragjedi në familje/ Babai dhe vajza ndërrojnë jetë me 24 orë diferencë

Koronavirusi sjell tragjedi në familje/ Babai dhe vajza ndërrojnë jetë me 24 orë diferencë

Koronavirusi është kthyer në shqetësim në mbarë botën, ku nuk mungojnë tragjeditë në familje.

Një familje që jeton në Britani është përballur me dy humbje të njëpasnjëshme për shkak të Covid-19. Më parë, sëmundja i mori jetën kryefamiljarit. oficerit emigrant Sudhir Sharma, 61 vjeç.

Pas 24 orësh, fati i tij ndoqi edhe vajzën 33 vjeçare. Babai punoi për herë të fundit më 7 janar në një terminal të Londrës, por zyrtarët nuk besojnë se është infektuar gjatë punës.

Një burim për The Sun tha: ‘Është një tragjedi absolute. Ai ishte një burrë i dashur. Çdo oficer emigrant po flet për të. Ka dyshime se bashkëshortja e tij nuk mori pjesë në funeral për shkak të izolimit. Është kaq e dhimbshme.’

Edhe vajza Pooja, e cila punonte si farmaciste thuhet se mori trajtim për 3 ditë para se të ndërronte jetë. Nuk dihet ende nëse janë infektuar edhe të afërm që ishin në kontakt të ngushtë me viktimat.

Ndërkohë miqtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjete sociale për babain e vajzën. Ata bëjnë thirrje që çdo person të marrë seriozisht izolimin, në të kundërt tragjeditë do të shtohen./a.m/noa.al