Lajme NEWS

Studimi i ri: Covid-19 nuk dëmton vetëm sistemin respirator

Studimi i ri: Covid-19 nuk dëmton vetëm sistemin respirator

Covid 19 deri më tani është trajtuar si një virus i cili sulmon sistemin respirator, duke lënë pasoja të mëtejshme tek mushkëritë e të infektuarve. Ky virus, ul funksionimin e mushkërive, deri në bllokimin e tyre. Ndërsa për pacientët që arrijnë të shërohen, virusi le “shenjë” dhe dëmton mushkëritë. Megjithatë, sipas një studimi të ri, Covid 19 nuk dëmton vetëm sistemin respirator.

Ky virus, le pasoja edhe tek zemra e pacientëve të infektuar. Sipas kërkuesve, koronavirus mund të ketë impakt fatal tek zemra, duke bërë që pacienti i shëruar prej virusit të fillojë të vuajë nga sëmundje kardiake. Në rastin e pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiake që përpara infektimit, pasojat sigurisht janë akoma më të rënda.

Kardiologu Mohammad Madjid u shpreh:

Në përgjithësi, dëmtimi i muskujve të zemrës mund të ndodhë në çdo pacient me ose pa sëmundje të mëparshme të zemrës, por rreziku është më i lartë tek ata që vuajnë nga sëmundjet kardiake. Infeksionet virale dihet se përkeqësojnë gjendjet eksiztuese shëndetësore tek pacientët. Në rastin konkret, përsa i përket Covid 19, është bërë vetëm një vëzhgim sesi ndikon tek sistemi kardiak, por planifikojmë të bëjmë një kërkim të mirëfilltë dhe të kuptojmë deri ku mund të arrijë ndikimi i tij.
Burimi: TheSun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania