Pas mbledhjes se djeshme te Senatit ne Itali, kryeministri i vendit Giuseppe Conti ka folur ne dhomen e deputeteve rreth arsyeve perse te zgjatjeve te gjendjes se jashtezakonshme.

“Nëse nevoja për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme ka kundërshtime, të thuhet qartësisht në mënyrë të sinqertë, por të mos përhapë paqartësi në popull, sepse sot, duke lexuar disa gazeta dhe disa përgjigje në rrjetet sociale, ka ndonjë qytetar që është bindur se zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të thotë të kthehemi në karantinë, që do të thotë masa më shtrënguese në fillim të gushtit. Nuk është aspak kështu”, ka konfirmuar në sallë.

Pra gjendja e jashtezakonshme qe eshte krijuar ne shtetin fqinj nuk duhet ngaterruar me futjen ne fuqi te masave te reja shtrenguese qe kane kufizuar levizjen dhe lirine e qytetareve

“Qeveria do t’i mbahet kësaj zgjidhjeje të përkohshme”, ka thënë Conte, në rast se edhe Dhoma e deputetëve do të votonin në mënyrë pozitive për këtë zgjidhje.

Kujtojme se qeveria kishte konfirmuar se gjendjene e jashtezakonshme do ta zgjaste deri ne 31 tetor por me mbledhjen e re ne senat eshte votuar me shumice votash deri ne 15 tetor.

Check Also

Kreu i OBSH-së habit te gjitheve me deklaraten: Mos i mbani shpresat me te…

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një deklaratë për shtyp se ndoshta nuk d…