Bashkimi Europian ka përditësuar sot listën e vendeve për të cilat do te hiqen kufizimet e udhëtimit, por gjithashtu kjo ka “fshirë” totalisht vendet e Ballkanit Perëndimor.

Keshtu qe kufijtë e vendeve anëtare të BE-së do të qendrojnë të mbyllur jo vetëm per Shqipërine, por edhe për Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat ishin të përfshira fillimisht në këtë listë.

Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara nga Këshilli i BE-së, pasi që nga 31 korriku vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për e banorët e vendeve të treta vijuese:

Australi

Kanada

Gjeorgji

Japoni

Marok

Zelanda e Re

Ruanda

Koreja e Jugut

Tajlandë

Tunizi

Uruguay

Kina

Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat vendet anëtare hapin kufijtë mbulojnë veçanërisht situatën epidemiologjike dhe masat e kontrollit, përfshirë distancën fizike, si dhe çështjet ekonomike dhe sociale.

Por vendimi i marre nga BE se nuk do hapen kufijtë me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pasi ato kanë një numër më të madh rastesh të reja me COVID-19 na krahasim me nivelin mesatar europian gjatë 14 ditëve të fundit, qe është 16 raste për 100 000 banorë.

Kjo listë nuk është një instrument ligjërisht i detyrueshëm, por deri më tani, të gjitha shtetet anëtare fqinjë kanë kufizuar udhëtimet drejt dhe nga Shqipëria. Italia ka vendosur karantinën e detyrueshme për udhëtarët nga Shqipëria. Por vendimi më i ashpër ka ardhur nga Greqia, e cila do të mbajë edhe për dy javë kufijtë e mbyllur për qytetarët nga vendi ynë, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, Kosova, dhe lejohen të hyjnë vetëm rezidentët, ndërkohë që pritet të bllokohet totalisht hyrja e punëtorëve sezonalë.

Nga dita e djeshme, kufijtë grekë janë hapur edhe për shtetasit britanikë, charterat me të cilët mbërritën në zonat turistike, duke i dhënë një frymëmarrje turizmit në vend.

Një sërë vendesh, si Gjermania, Holanda, Austria dhe Greqia kanë mbyllur kufijtë për qytetarët serbë, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve. Gjermania dhe Austria nuk këshillojnë udhëtimin në asnjë prej vendeve të Ballkanit, duke lëshuar një paralajmërim udhëtimi kundrejt rajonit.

Për momentin shqiptarët mund të udhëtojnë pa paraqitur tampon drejt Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Turqisë.

Check Also

E pazakonte.Rinisin reshjet e debores ne ditet a para te gushtit

Dhe kjo nuk kishte ndodhur me pare ku një ngjarje e pazakontë për stinën e veres ka ndodhu…